Kroos mesazh Realit për Ramosin

  • G.G /
  • 12 qershor 2021 - 13:40
Kroos mesazh Realit për Ramosin

Asnjë futbollistë në Madrid nuk e dëshiron largimin e Sergio Ramos, as Toni Kroos që nuk i kursen elozhet për spanjollin.

Sergio Ramos është afër largimit nga Real Madrid.

Rinovimi nuk po ndodh dhe nëse situata vazhdon kështu, pas pak ditësh, me 30 qershor, ai do të jetë lojtar i lirë.

Sido që të jetë, asnjë futbollistë në Madrid nuk e dëshiron largimin e kapitenit, Toni Kroos nuk i kursen elozhet për spanjollin.

Ai thotë s enuk e di situatën e tij me klubin, por shpreson që të ndajë edhe shumë më shumë si brenda ashtu edhe jashtë fushe me kapitenin te Reali.

“Sergio Ramos është kapiteni më i mirë që kam pasur në karrierën time”, u shpreh Kroos.

“Nuk e di se çfarë po ndodh me të dhe si po shkojnë gjërat në klub. Ai ka edhe 20 ditë kontratë, di të them vetëm që jam zbavitur shumë me të gjatë këtyre viteve”.

“Shpresoj të ndaj edhe shumë vite të tjera me të”.

Kroos dhe Ramos luajnë së bashku te Reali që nga viti 2014, kur Toni iu bashkua Madridit nga Bayern Munich menjëherë pas Kupës së Botës, ku Gjermania triumfoi në Brazil.

(Kosova Sot Online)