Eriksen mesazh bashkëlojtarëve te Interi: Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti

  • A.P /
  • 13 qershor 2021 - 09:55
Eriksen mesazh bashkëlojtarëve te Interi: Jam mirë, shpresoj të kthehem së shpejti

Drejtori i Interit, Beppe Marotta konfirmon se Christian Eriksen u ka shkruar shokëve të tij të skuadrës në grupin e tyre WhatsApp nga spitali pasi u shtri pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes Danimarkë – Finlandë.

Mesfushori u rrëzua gjatë ndeshjes së Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në Kopenhagë dje dhe iu dha ndihma e pare para se të zgjohej, i vetëdijshëm dhe vigjilent, pas rreth 15 minutash trajtimi.

“Ne i shikuam imazhet në TV që sugjeronin se diçka dramatike po ndodhte, të cilën fatkeqësisht e kemi parë edhe në fushat italiane më parë,” i tha Marotta Rai Sport.

 “Lojtarët janë shumë afër dhe ne të gjithë menjëherë kemi komunikuar me njëri-tjetrin pasi kemi parë ato imazhe. Ne nuk donim të ishim invazivë dhe kështu u përpoqëm të respektonim këndelljen e tij pasi të ishim siguruar.

“Unë vetëm mund të them se Eriksen vetë dërgoi një mesazh në grupin tonë dhe kjo konfirmon lidhjen midis lojtarëve.”

“Jam mire, shpresoj të kthehem së shpejti” – raportohet të jetë mesazhi që Eriksen u ka dërguar bashkëlojtarëve. 

(Kosova Sot Online)