Erikseni – bashkëlojtarëve: Si jeni ju? Unë ndihem mirë, dua të dal jashtë për t’u stërvitur

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 17:31
Erikseni – bashkëlojtarëve: Si jeni ju? Unë ndihem mirë, dua të dal jashtë për t’u stërvitur

Christian Eriksen ka shprehur shqetësimin për bashkëlojtarët e vet danezë dhe familjen e vet në fjalët e tij të para nga spitali, ka thënë trajneri i Kombëtares së Danimarkës, Kasper Hjulmand.

Mesfushori i Interit Eriksen ra në fushë pa ndenja pas një arresti kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandes në Kampionatin Evropian 2020 të shtunën

Ai u shpëtua mrekullisht nga mjekët e ekipit kombëtar të Danimarkës që i dhanë tretman emergjent në fushë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Duke folur në konferencë për media një ditë më vonë, Hjulmand tregoi se Erikseni ka biseduar me bashkëlojtarët e vet nga spitali.

“Christian dëshiron që ne të vazhdojmë të luajmë, prandaj do ta bëjmë. Ne duam të luajmë për Christianin”, tha Hjulmand.

Trajneri danez tha se Eriksen i pyeti i pari bashkëlojtarët e tij sesi ndiheshin, pas incidentit që i ndodhi atij në fushë.

“Të gjithë ne biseduam me të sot në mëngjes dhe e panë në ekran buzëqeshjen e tij. Pastaj, ai na tha: ‘Si jeni ju? Mendoj se jeni më keq se unë. Unë ndiej se dua të dal jashtë dhe të stërvit’. Ky është Christiani i zakonshëm, i cili mendon për të tjerët para se të mendoj për veten.”

Ai shpjegoi se Erikseni nuk mban në mend se çfarë ndodhi me të dje.

Danimarka e vazhdoi ndeshjen të shtunën, pasi u kuptua se 29-vjeçari ishte zgjuar dhe ndihej më mirë, dhe pësoi humbje 1:0.

(Kosova Sot Online)