Blind e la fushën me lot në sy: Nuk desha të luaj shkaku i Eriksenit dhe asaj që më ndodhi

  • S.A /
  • 14 June 2021 - 09:30
Blind e la fushën me lot në sy: Nuk desha të luaj shkaku i Eriksenit dhe asaj që më ndodhi

Mbrojtësi i Holandës, Daley Blind, u largua nga fusha i përlotur në fitoren e ekipit të vet kombëtar kundër Ukrainës në ndeshjen hapëse të Grupit D në Euro 2020 dhe tha se mezi pranoi të luante për shkak se ish-bashkëlojtari i tij Christian Eriksen pësoi arrest kardiak një ditë më herët.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares. Ai u dërgua në spital dhe tani është në gjendje të qëndrueshme. Ai madje ka biseduar me video me bashkëlojtarët e vet nga spitali.

Kjo ngjarje ia solli në mendje disa kujtime të dhimbshme Blindit, i cili kishte probleme me zemër në të kaluarën.

Ish-mbrojtësi i Mançester Unitedit i kishte pësuar sulm dy herë para disa viteve dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjike në zemër në mënyrë që të vazhdonte të luante futboll. Blind u zëvendësua në pjesën e dytë në fitoren e Holandës 3:2 kundër Ukrainës dhe nuk i mbajti dot emocionet rrugës për në zhveshtore.

Ai madje qau gjatë intervistës pas ndeshjes, duke thënë se mezi kishte pranuar të luajë pasi e kishte parë atë që i ndodhi Eriksenit – me të cilin doli nga akademia e Ajaxit. “Ajo çfarë ndodhi mbrëmë (të shtunën) ndikoi shumë në mua. Jo vetëm sepse Christianin e kam shumë mik të ngushtë, por për shkak të asaj që më ndodhi mua”, tha Blind pas ndeshjes. “Shkaku i kësaj fjeta keq dhe vërtet mendova të mos luaj fare sonte. Ishte një pengesë e madhe mendore për ta tejkaluar, por jam krenar që ai dola”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )