I dashuri i Adriana Matoshit vjen nga Belgjika, por ajo përkrah një shtet tjetër në EURO 2020

  • S.A /
  • 14 June 2021 - 11:42
I dashuri i Adriana Matoshit vjen nga Belgjika, por ajo përkrah një shtet tjetër në EURO 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka thënë se nuk e përcjell rregullisht kampionatin evropian. Ani pse i dashuri i saj, Keith Groeneveld, ish futbollisti i Ferronikelit, vjen nga Belgjika, Matoshi përkrah një ekip tjetër në Euro 2020/2021. 

Ajo në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se nuk ka ndonjë ekip të preferuar në Euro 2020 por që do të donte të fitojë Zvicra duke qenë se për këtë ekip luajnë më shumë shqiptarë. 
“E përcjelli kampionatin evropian por jo rregullisht, se kam shumë obligime. Nuk kam ndonjë ekip të preferuar por do të doja të fitonte Zvicra pasi që luajnë një numër i madh i shqiptarëve në këtë ekip”, ka thënë Matoshi.

(Kosova Sot Online )