Lexoni edhe:
Wilder – Fury, zhvillohet takimi i tyre i parë “sy me sy”, kjo gjë e veçantë ndodhi
Kosova në bodybuilding dhe fitnes ka fituar pesë medalje, prej tyre tri të arta dhe të dy të argjendta në Kampionatin Ballkanik për seniorë dhe U-20.
Garuesit tanë për dy ditë radhazi treguan paraqitje të jashtëzakonshme në Severin të Rumanisë.
Medaljet e arta për seniorë i fituan Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë bodybuilding -80 kg, Granit Kuleta -90 kg dhe Arton Koci në “Classic” -1.80 cm. Bajraktaraj fitoi edhe Kupën në kategorinë absolute, duke u shpallur garuesi më i mirë.
Wilder – Fury, zhvillohet takimi i tyre i parë “sy me sy”, kjo gjë e veçantë ndodhiLexoni edhe:
Medalja e argjendtë në kategorinë “Physique” -175 cm, shkoi për Pllumb Latifin. Në grupmoshën U-20, të argjendtën e fitoi Fatlind Kërqeli, kategoria “Physique”.
Pjesëmarrjen e ekspeditës tonë në Ballkanik e mbështeti edhe Komiteti Olimpik i Kosovës me dhënien në shfrytëzim të veturës për udhëtim. KOK-u ka përgëzuar garuesit për suksesin e arritur.
(Kosova Sot Online )