Pavard: 15 sekonda isha pandjenja, mora goditje tronditëse

  • S.A /
  • 16 June 2021 - 10:14
Pavard: 15 sekonda isha pandjenja, mora goditje tronditëse

Mbrojtësi i Francës, Benjamin Pavrad, ka thënë se i kishte humbur ndjenjat për rreth 15 sekonda, pas një goditjeje tronditëse që e kishte marrë nga mbrojtësi i Gjermanisë, Robin Gosens.

Gosens e goditi në kokë nga mbrapa Pavardin në përpjekje për ta fituar një duel në ajër në zonë, në pjesën e dytë të fitores së Francës 1:0 kundër Gjermanisë në Euro 2020.

Pavard u mjekua në fushë nga ekipi mjekësor i Francës dhe u lejua të kthehet në lojë për t’i ndihmuar gjelave të fitojnë 1:0.

Duke folur pas ndeshjes, mbrojtësi i Bayern Munich tha se pësoi tronditje nga ndërhyrja e yllit të Atalantës.

“U trondita vërtet. Më vuri në gjumë për 10 apo 15 sekonda”, tha Pavard për beIN Sport.

“Është e vërtetë që u përballëm me një ekip të mirë të Gjermanisë, i cili e mbajti topin, por ne luajtëm shumë mirë në sulm dhe në mbrojtje dhe ishim të bashkuar”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )