Belgjika do ta nderojë Eriksenin sot në ndeshjen kundër Danimarkës

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 09:15
Belgjika do ta nderojë Eriksenin sot në ndeshjen kundër Danimarkës

Belgjika ka për qëllim ta nxjerrë topin jashtë fushës së lojës në minutën e 10-të në takimin me Danimarkën, për të marrë pjesë në një duartrokitje një minutëshe për Christian Eriksenin.

Erikseni është duke e marrë veten në spital, pas një arresti kardiak që e pësoi në fushë gjatë humbjes së Danimarkës kundër Finlandës në ndeshjen e tyre hapëse në Euro 2020 të shtunën në Kopenhagë.

“Ne do ta nxjerrim topin jashtë fushës për të duartrokitur”, tha Romelu Lukaku, i cili është bashkëlojtar i Eriksenit në Inter.

“Disa lojtarë tanë kanë luajtur me të. Por nesër (e enjte) ne do të shkojmë atje për të fituar, gjë që do të jetë e vështirë”, shtoi ai.

Koha e nderimit të tij është zgjedhur sepse Erikseni e vesh fanellën me numrin 10 në ekipin kombëtar danez.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Parken, vendin e ngjarjes së arrestit kardiak të Eriksenit. 

(Kosova Sot Online )