“Në djall, unë i kam vetëm 29 vjet” – Mjeku gjerman i zbulon fjalët e para të Eriksenit pas arrestit kardiak

  • S.A /
  • 17 June 2021 - 11:43
“Në djall, unë i kam vetëm 29 vjet” – Mjeku gjerman i zbulon fjalët e para të Eriksenit pas arrestit kardiak

Mjeku gjerman, Jens Kleinfeld, i cili i dha tretman mjekësor në fushë Christian Eriksenit pas arrestit kardiak, ka zbuluar se mesfushori danez i kishte hapur sytë rreth 30 sekonda pas kolapsit dhe se i ishte përgjigjur atij pozitivisht.

Eriksenit do t’i vendoset një defibrilator kardioverter i implantueshëm në zemër, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë në një ndeshje të Euro 2020 të shtunën, ka konfirmuar mjeku i Kombëtares së Danimarkës, Morten Boesen.

29-vjeçari pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares. Ai u dërgua më pas në Rigshospitalet, një spital afër stadiumit Parken në Kopenhagë, ku ndodhet i shtrirë që prej atëherë.

Duke folur të enjten për gjendjen e tij, mjeku gjerman tha: “Ishte një çast shumë prekës, sepse në emergjenca të tilla mjekësore në jetën e përditshme, mundësit për të pasur sukses janë shumë më të vogla”

Kleinfeld, i cili i dha tretman mjekësor në fushë Eriksenit, tha për Funke: “Rreth 30 sekonda më vonë, ai i hapi sytë dhe munda të flas me të drejtpërdrejt”

Kleinefeld e kishte pyetur Eriksenin: “Shumë mirë, a je kthyer te ne?”

Mjeku gjerman tha se Erikseni iu përgjigj: “Po, jam kthyer te ju. Ta hajë dreqi, unë i kam vetëm 29 vjet”.

“Në këtë çast e kuptova se truri i tij nuk ishte dëmtuar dhe se ai ishte kthyer plotësisht”, shtoi.

(Kosova Sot Online )