Gjithçka është gati për ndeshjen Kroaci – Çeki

  • A.P /
  • 18 June 2021 - 17:30
Gjithçka është gati për ndeshjen Kroaci – Çeki

Gjithçka është gati për ndeshjen e xhiros së dytë në grupin D të Kampionatit Evropian mes Kroacisë dhe Çekisë.

Çekët treguan forcën e tyre në xhiron e parë duke e mposhtur pastër 2:0 Skocinë.

Në anën tjetër, Kroacia u mposht minimalisht nga Anglia dhe fitorja sonte për ta është jetike. Në rast humbjeje, Kroacia shumë lehtë mund të mos kualifikohet tutje.

Në anën tjetër, Çekia gjendet në një pozicion më të favorshëm dhe me një barazim eventual do të ishin të kënaqur.

(Kosova Sot Online)