Trajneri i Anglisë i zhgënjyer me futbollistët e tij

  • S.A /
  • 19 qershor 2021 - 09:29
Trajneri i Anglisë i zhgënjyer me futbollistët e tij

Vetëm një pikë kundër Skocisë, Anglia ka gabuar në ndeshjen e dytë në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian. “Tre Luanët” hasën në murin e fortë të mbrojtjes skoceze, teksa në fund rrezikuan edhe ta humbnin ndeshjen. Gareth Southgate, trajneri i Anglisë, është i zhgënjyer me këtë barazim.

Anglia tani numëron 4 pikë në grupin D, po aq sa ka edhe Çekia, kundërshtari i radhës me 22 qershor, në ora 21:00.

“Natë zhgënjyese, ne e dimë që mund të luajmë shumë më mirë se kaq, por duhet pranuar që Skocia luajti mirë. Nuk bënë aq sa duhet për të fituar ndeshjen. Në një turne si Euro 2020, kur e sheh që nuk mund të fitosh dot është mirë dhe e rëndësishme të mos mposhtesh. E ndjeva që kishim nevojë për të mbështetur mbrojtjen. Ky është shkaku pse aktivizova Rashford në vend të Kane, pasi mendova që Markus do të na jepte atë energji që po na mungonte”, deklaroi Southgate.

(Kosova Sot Online )