Franca sërish me Mbappe, Benzema dhe Griezmann

  • E.K /
  • 19 June 2021 - 14:50
 Franca sërish me Mbappe, Benzema dhe Griezmann

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Francës dhe Hungarisë.

Franca e nisi me këmbë të mbarë Evropianin, duke e mposhtur Gjermaninë në ndeshjen e parë.

Një fitore e mundshme sonte, do t’i kualfikonte ata në mesin e 16 ekipeve më të mira në “Euro 2020”.

Me rikthimin e Karim Benzemas në skuadër pas gjashtë vjetësh, Didier Deschamps e ka kompletuar treshen sulmuese që po e përdorë në çdo takim.

Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Antoine Griezmann e udhëheqin sërish sulmin e “Gjelave” që janë favorit në “Euro 2020”.

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Digne; Rabiot, Kante, Pogba; Griezmann; Mbappe, Benzema.

Hungaria: Gulacsi; Botka, Orban, At.Szalai; Nagy; Nego, Kleinheisler, Schafer, Fiola; Ad.Szalai, Sallai.

(Kosova Sot Online)