Chelsea e shpërblen Kanten me një kontratë të re

  • A.P /
  • 20 June 2021 - 14:51
Chelsea e shpërblen Kanten me një kontratë të re

Kampioni i Evropës, Chelsea pritet t’i ofrojë një kontratë të re yllit të skuadrës, N’Golo Kantes. “Blutë” po planifikojnë të nisin bisedimet me mesfushorin francez në muajt e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i njohur italia, Fabrizio Romano, i cili theksoi se nuk ka nxitim nga Chelsea pasi që marrëdhënia e klubit me Kanten është e shkëlqyeshme.

Kante dëshiroi të qëndronte edhe verën e kaluar pas disa javëve të komplikuara dhe dy ofertave të marra dhe Chelsea dëshiron ta shpërblejë Kanten.

Ai ishte ndoshta më meritori që Chelsea arriti të fitonte Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar, duke qenë i pandalshëm në fushë.

30-vjecari është pjesë e Chelseat që nga viti 2016, duke u transferuar nga Leicesteri, ekip me të cilin kishin bërë befasinë e vitit duke e fituar Premierligën. 

(Kosova Sot Online)