Henry shënon gol mjeshtëror nga gjuajtja e lirë, i lë gojëhapur lojtarët belgë
Ndihmëstrajneri i Belgjikës dhe legjenda e futbollit, Thierry Henry ka treguar aftësitë e tij gjatë stërvitjes së kombëtares belge.
Belgjika po përgatitet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Finlandës, teksa e ka siguruar kualifikimin tutje për 1/8 e finales.
Ai ekzekutoi një gjuajtje të lirë në mënyrë mjeshtërore dhe la lojtarët belgë pa fjalë.
Henry tani është 43-vjecar, por ende po tregon se nuk i ka humbur magjia që e ka pasur sa ishte futbollist aktiv.
(Kosova Sot Online)
