Gjithçka gati për duelin Ukrainë – Austri

  • A.P /
  • 21 June 2021 - 16:46
Gjithçka gati për duelin Ukrainë – Austri

Gjithçka është gati edhe për duelin tjetër të grupit C në Kampionatin Evropian mes Ukrainës dhe Austrisë.

Ukraina dhe Austria do të luftojnë për pozitën e dytë, që dërgon direkt në rrethin e 16 më të mirëve.

Momentalisht, Ukraina gjendet e dyta me tri pikë, aq sa ka edhe Austria në vendin e tretë dhe të dyja do të tentojnë fitoren për t’u kualifikuar tutje nga vendi i dytë.

Në rast barazimi, Ukraina do të kualifikohej tutje dhe Austria do të priste të kualifikohej nga vendi i tretë.

(Kosova Sot Online)