Vjen reagimi i Shaqirit pasi Zvicra e siguroi kualifikimin tutje

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 00:00
Vjen reagimi i Shaqirit pasi Zvicra e siguroi kualifikimin tutje

Zvicra sonte e ka siguruar kualifikimin tutje në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian.

Fitorja e Danimarkës ndaj Rusisë, përveç që kualifikoi tutje danezët, kualifikoi edhe Zvicrën nga vendi i tretë i grupit A,.

Pas këtij kualifikimi ka ardhur edhe reagimi nga ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

“1/8 e finales, ne po vijmë”, ka shkruar mesfushori shqiptar në një postim në rrjetet sociale.

Shaqiri i shënoi dy gola në fitoren e Zvicrës ndaj Turqisë 3:1.

(Kosova Sot Online)