Calhanoglu po kryen testet mjekësore te Interi

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 12:40
Calhanoglu po kryen testet mjekësore te Interi

Hakan Calhanoglu arriti në klinikën Humanitas të Milanit të martën në mëngjes për t’iu nënshtruar ekzaminimeve të tij mjekësore me Interin. 27-vjeçari do t’i bashkohet Interit si një lojtar i lirë nga Milani. Ai kaloi katër sezone me Rossonerët dhe do të bashkohet me Interin me një marrëveshje tre-vjeçare.

 Insigne në radarin e Barcelonës. Calhanoglu do të nënshkruajë një kontratë me vlerë 5 milionë në vit plus 1 milion euro bonuse. Milani i kishte ofruar atij një kontratë 4 milionë euro në vit, teksa marrëveshja e tij me Rossonerët skadon në fund të muajit. Calhanoglu ishte bashkuar me Rossonerët nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro në vitin 2017. 

(Kosova Sot Online )