Cilët lojtarë lanë Milanin për Interin para Calhanoglut?

  • S.A /
  • 22 June 2021 - 09:48
Cilët lojtarë lanë Milanin për Interin para Calhanoglut?

Hakan Calhanoglu është futbollisti i parë që i bashkohet Interit nga Milani qëkur këtë e bëri Antonio Cassano në vitin 2012, por shumë të tjerë para tij e kishin ndërruar fanellën e Rossonerëve me atë të Nerazzurëve.

27-vjeçari do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me Interin sot. Ai raportohet se ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje tre vjeçare me pesë milionë euro në vit, një më shumë sesa që i kishte ofruar Milani.

Calhanoglu do ta lërë Milanin pas katër sezoneve në klub dhe e ka konfirmuar marrëveshjen me kampionin e sivjetmë të Italisë.

Antonio Cassano është futbollisti i fundit që e ka kompletuar një transferim nga Milani në Inter në vitin 2012. Ish-sulmuesi i Italisë iu bashkua zikaltërve në një marrëveshje një vjeçare për 5.5 milionë euro pasi kishte fituar titullin e pare dhe të vetëm të Serie A me Milanin.

Thomas Helveg iu bashkua Interit nga Milani nëntë vite më herët, njëjtë sikur Umit Davala, Francesco Coco, Andres Guglielminpietro, Paolo Ginestra dhe Drazen Brncic, që të gjithë kaluan në ekipin e Interit mes viteve 2001-2002. Giorgio Frezzolini (1999), Francesco Moriero (1997) dhe Fulvio Collovati (1982) gjithashtu lanë Milanin për Interin gjatë karrierës së tyre. 

(Kosova Sot Online )