Prishtina vs Folgore, mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”

  • A.P /
  • 22 June 2021 - 21:03
Prishtina vs Folgore, mbyllet pjesa e parë në “Elbasan Arena”

Prishtina është duke barazuar 0-0 me Folgoren në “Elbasan Arena”

Është mbyllur pjesa e parë mes Prishtinës dhe Folgores në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve

Për 45 minuta, skuadra nga kryeqyteti u mundua të gjejë rrjetën për të arritur në finale, por nuk ia doli dhe i kanë mbetur edhe 45 minuta në pjesën e dytë, për të bërë diçka më shumë.

Kampionët e San Marinos gjithashtu kishin rastet e veta, por nuk e dërguan topin në rrjetë.

Prishtina po luan sonte ndeshjen e parë në histori në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale po zhvillohet mes HB Torshavn e Ishujve Faroe dhe Inter d’Escaldes që Andorës, edhe ajo është mbyllur 0-0.

Fituesit nga të dy këto gjysmëfinale do të përballen mes vete më 25 qershor gjithashtu në Shqipëri

Ai i cili fiton atë ndeshje siguron kualifikimin në raundin e parë kualifikues në Champions League, ku do të përballet me ekipin hungarez, Ferencvaros.

(Kosova Sot Online)