Kthehet normaliteti në LaLiga, do të luhet me tifozë sezoni 2021/22

  • A.P /
  • 24 June 2021 - 17:13
Kthehet normaliteti në LaLiga, do të luhet me tifozë sezoni 2021/22

Tashmë është konfirmuar, në La Liga s’do të ketë më ndeshje pa tifozë.

Një pjesë e sezonit 2019/ dhe komplet sezoni 2020/21, u luajt pa pranin e njerëzve pa të cilët s’do të ishte ky sport kaq special, pa tifozë.

Kjo ndodhi për shkak të pandemisë, që për disa muaj dhe deri më sot, shkaktoi shumë telashe nëpër botë.

Por, çdo gjë ka marrë fund tashmë. Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias, ka konfirmuar se edhe në stadiume do të kthehet normaliteti, çka do të thotë se do të lejohen fansat të shijojnë ndeshjet e ekipeve të tyre.

“Do t’i kthehemi normalitetit për sa i përket fluksit të publikut në stadiume”, deklaroi ai, që është një lajm i madh për klubet, pasi me praninë e tifozëve, rritet edhe buxheti i tyre dhe i kthehen normalitetit në aspektin ekonomik.

(Kosova Sot Online)