Real Madridi e zgjedh Kosovare Asllanin futbollisten më të mirë të vitit
Kosovare Asllani ka lënë gjurmë menjëherë tek Real Madridi. Futbollistja kosovare shkëlqeu këtë sezon tek gjiganti madrilen duke i realizuar 16 gola në 29 ndeshje. Për këtë, ajo u zgjodh futbollistja më e mirë e vitit
Kosovare Asllani është zgjedhur futbollistja më e mirë e vitit në Real Madrid.
“Los Blancos” e shpërblyen futbollisten kosovare si lojtaren e sezonit 2020/21 falë paraqitjeve të saj mbresëlënëse në sezonin që përfundoi.
Përfaqësuesja suedeze i realizoi 16 gola në 29 ndeshje dhe ishte golashënuesja më e mirë e sezonit.
Ajo e mori shpërblimin për çmimin “Jugadora Cinco Estrellas Mahou” dhe e shprehu lumturinë e saj.
(Kosova Sot Online)
