Roma bën ofertën e parë për Granit Xhakën

  • A.P /
  • 29 June 2021 - 17:50
Roma bën ofertën e parë për Granit Xhakën

Roma thuhet se ka bërë një lëvizje për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka, duke ofruar 12 milionë euro plus 3 milionë tjera shtesë.

Sky Sport Italia raporton se Giallorossi ka paraqitur një ofertë për të nënshkruar me 28-vjeçarin dhe se mesfushori dëshiron të bashkohet me Jose Mourinho në Olimpico.

Oferta nga La Lupa, sipas transmetuesit, ka një vlerë totale prej 15 milionë euro, me 12 milionë tani dhe 3 milionë tjera në shtesa.

Xhaka ka luajtur për Zvicrën në EURO 2020 këtë verë dhe dha sinjale se ai do të transferohet te Roma pas fitores kundër Francës mbrëmë

Sky Sport Italia foli me lojtarin e Arsenalit pas ndeshjes dhe ai u pyet nëse mund të jepte intervistën në gjuhën italiane dhe Xhaka u përgjigj: “Italiane? Akoma jo.

“Është gjithmonë interesante të mësosh një gjuhë të re. Kam mësuar anglisht, pse jo italisht? Le të shohim se çfarë ndodh. Sot, unë jam një lojtar i Arsenalit, do të vendos për të ardhmen time pas Euros” – tha Xhaka.

Mourinho ka bërë të ditur se ai dëshiron Xhakan dhe Sky raporton se lojtari është shumë afër që të bashkohet me portugezin në Romë. 

(Kosova Sot Online)