Hazard ka shumë shanse të jetë gati për Italinë

  • A.P /
  • 30 June 2021 - 00:00
Hazard ka shumë shanse të jetë gati për Italinë

Belgjika vs Italia do të jetë super ndeshja e mbrëmjes së premte, ku skuadrat do të kërkojnë një vend në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Para kësaj super përballje, foli heroi i ndeshjes me Portugalinë, Thorgan Hazard, që e kualifikoi Belgjikën në çerekfinale.

Ai beson shumë se Belgjika ka kapaciteti për t’ia ndalur hovin Italisë, derisa konfirmoi se Eden Hazard, që u dëmtuar me Portugalinë, do të jetë i gatshëm për të premten.

“Ndaj Italisë do të jetë shumë e vështirë, pasi janë një skuadër e kompletuar, që nuk njeh humbje prej shumë kohësh, megjithatë mendoj se është koha t’ia ndërpresim këtë seri pozitive. Me Portugalinë mund të bënim më mirë, por nëse Lukaku shkon në thellësi, atëherë gjithçka bëhet më e lehtë për ne”, u shpreh Hazard.

“Eden është mirë dhe po punon fort për t’u rikuperuar, pasi dëshiron me çdo kusht të luajë ndaj Italisë. Me të në fushë e kemi më të lehtë të mbajmë topin dhe bëhemi më të rrezikshëm përpara, ndaj shpresoj të rikuperohet, por edhe nëse nuk ia del, kemi futbollistë të tjerë që mund ta zëvendësojnë fare mirë”, tha Thorgan Hazard. 

(Kosova Sot Online)