Ylli i Italisë: Ne e njohim Lukakun, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë

  • S.A /
  • 30 June 2021 - 10:49
Ylli i Italisë: Ne e njohim Lukakun, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë

Giovanni Di Lorenzo ka thënë se Italia e di shumë mirë sa sulmues i fortë është Romelu Lukaku, por ka këmbëngulur se Belgjika ka shumë lojtarë të mirë, para takimit çerekfinal në Euro 2020 të premten. Mbrojtësi anësor i Napolit foli për UEFA.com dy ditë para ndeshjes së Italisë së tij kundër djajve të kuq belgë dhe u pyet nëse italianët janë përgatitur për t’u përballur me sulmuesin e Interit, Lukaku. Lukaku i ka shënuar tri gola deri tani në Euro 2020 dhe Di Lorenzo thotë se ai nuk është kërcënimi i vetëm në skuadrën e Roberto Martinezit.

“Ne e njohim mirë Lukakun sepse përballemi me të edhe në Serie A. Ne e dimë se ai është sulmues i madh, ai e pati një sezon të mrekullueshëm në Inter”, tha Di Lorenzo. 

“Atë duhet ta vëzhgojmë, por Belgjika ka shumë lojtarë të fortë dhe do të jetë një ndeshje e fortë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )