
Lexoni edhe:
Stoltenberg për marrëveshjen mes Thaçit dhe NATO-s më 2013: Është përgjegjësi e secilit ta respektojë
Giorgio Chiellini, kapiteni i Italisë, ka dal në konferencë për media të premten për të folur për sfidën me Belgjikën të premten, në çerekfinale të “Euro 2020”.
Përveç sfidës, Chiellini është pyetur edhe për të ardhmen e tij, që është pothuajse e ngjashme me atë të Lionel Messit.
Ai është lojtar i lirë pa kontratë, ashtu si Messi.
“Unë pa ekip, si Messi? Të përbashkët kemi edhe faktin që luajmë të dy me këmbën e majtë. Janë dinamika të një sezoni të çuditshëm. Nuk e kam mendjen aty, jam i qetë. Nuk e vras mendjen hiç, mendoj Messi edhe më pak se unë”, është shprehur Chiellini.
Mediat italiane raportojnë se pas Euro 2020, Chiellini do të hedhë të zezën mbi të bardhë pasi ka arritur marrëveshje edhe për një sezon me “Zonjën e Vjetër” e më pas t’i varë atletet.
(Kosova Sot Online)