Zvicra me shqiptarë e nis sot çerekfinalen e Evropianit

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 10:15
Zvicra me shqiptarë e nis sot çerekfinalen e Evropianit

“Helvetikët” do të luajnë me Spanjën, në hapje të fazës çerekfinale. Në mungesë të Granit Xhakës, Zvicra megjithatë do ta kërkojë mrekullinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë në histori

Pas dy ditësh pushimi, sot do të nisë faza çerekfinale e Euro 2020. Tetë skuadra do ta kërkojnë trofeun e më të mirit në kontinentit të vjetër. Çerekfinalja do të hapet me ndeshjen Zvicër – Spanjë, e cila do të fillojë në orën 18:00. Helvetikët e siguruan kualifikimin historik në çerekfinale pasi e eliminuan kampionen e botës, Franca.

Ata do të jenë të hendikepuar pa yllin e tyre, Granit Xhaka, i cili do të mungojë shkaku i kartonëve. Ndërkohë, tek Zvicra pritet të luajnë Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Nga ana tjetër, edhe “Stuhia e Kuqe” e siguroi një kualifikim dramatik pasi e mundi nënkampionen botërore, Kroacia pas vazhdimeve, 5:3. Spanjollët shihen si favoritë në këtë takim, por zviceranëve nuk ju dihet kurrë.

(Kosova Sot Online )