Belgjikë – Itali, përballja kryesore e çerekfinales së Evropianit

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 09:18
Belgjikë – Itali, përballja kryesore e çerekfinales së Evropianit

Sonte do të nisë faza çerekfinale e “Euro 2020”, na presin katër sfida interesante. Pa dyshim, kryesorja do të jetë ajo e sontmja ndërmjetë belgëve me italianët. Pas së tetës së finales, “Euro 2020” do të pushojë të mërkurën dhe të enjten. Dhe, faza çerekfinale do të nisë të premten. Menjëherë do ta shohim përballjen kryesore të kësaj faze. Në fakt, Belgjika do të luajë me Italinë në ndeshjen më të madhe të çerekfinales. Dy Kombëtaret e bënë një fazë të grupeve të shkëlqyeshme.

E në të tetën e finales, belgët e eliminuan Portugalinë, kurse italianët ishin më të mirë se Austria. Belgjika në këtë ndeshje do të jetë e hendikepuar pa dy yje, Kevin de Bruyne dhe Eden Hazard. Sidoqoftë, Romelu Lukaku me shokë do ta kërkojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, “Azzurrët” do të mundohen ta harrojnë paraqitjen e zbehtë në të tetën e finales dhe ta sigurojnë një vend në mesin e katër më të mirëve.

Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Zvicrës me Spanjën. “Helvetikët” me shqiptarë e befasuan kampionen e botës, Franca, të cilën e çuan herët në shtëpi. Tash, Xherdan Shaqiri me shokë do ta kërkojnë një tjetër mrekulli, pra kualifikimin historik në gjysmëfinale. Kurse, “Stuhia e Kuqe” pasi e eliminoi nënkampionen e botës, Kroacia, nuk e ka ndërmend të ndalet.

Spanjollët synojnë madje ta fitojnë krejt Evropianin. E të shtunën na presin dy përballje të tjera. Republika Çeke – Danimarka do të jetë një ballafaqim i baraspeshuar.

Çekët në të tetën e finales e eliminuan gjigantin e futbollit evropian, Holanda. Kurse, danezët shfaqën siguri kundër Uellsit, të cilin e mposhtën bindshëm. Me këtë rast, të dyja Kombëtaret kanë gjasa reale për ta prekur gjysmëfinalen. Dueli i fundit do të jetë ai në mes të Ukrainës me Anglinë.

Ukrainasit bënë sensacion duke e eliminuar Suedinë falë golit të shënuar në minutën e 120-të. Kurse, anglezët e mposhtën fuqinë e futbollit, Gjermaninë. “Tre Luanët” shihen si favoritë për të kaluar në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, ukrainasit kërkojnë ta vazhdojnë ëndrrën.

(Kosova Sot Online )