Lajme të mira nga Eriksen, luajti futboll në fundjavë!

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 15:47
Lajme të mira nga Eriksen, luajti futboll në fundjavë!

Ylli danez ka provuar të angazhohet lehtë duke luajtur me të birin e tij gjatë fundjavës. Ai do të rikthehet në Milano në javën e dytë të korrikut për kontrolle mjekësore tek Interi

Christian Eriksen e ka bërë hapin e parë përpara pas sulmit kardiak që e pati në Kampionat Evropian. Ylli danez kolapsoi në fushë në ndeshje me Finlandën dhe shpëtoi mrekullisht, teksa ky rast i shokoi të gjithë

 Tash, mesfushori i Interit, pas sulmit që ka mundur t’i kushtonte me jetë, për herë të parë pasi u lirua nga spitali, ka dalë nga shtëpia e tij në Odense.

Fundjavën që shkoi, 29 vjeçari ka bërë diçka normale për çdo baba, por për të dhe për familjen e tij, kjo ishte diçka e veçantë. Në fakt, ish-futbollisti i Tottenhamit e pati një angazhim të lehtë duke luajtur futboll me të birin e tij trevjeçar. Pra, bëhet fjalë për një sinjal të mirë kur bëhet fjalë për gjendjen e tij shëndtësore.

Më 10 korrik, në ditën kur Interi do të grumbullohet për sezonin e ri, në Milano pritet të zbarkojë edhe përfaqësuesi danez. Mbi të gjitha, për t’i takuar shokët e skuadrës dhe trajnerin e ri, Simone Inzaghi. Ndërkohë, mesfushori kreativ do t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore tek kampioni aktual italian për ta parë gjendjen e tij. Natyrisht, do të nevojitet një kohë për ta kuptuar nëse ai do të mund të rikthehet më në fushën e blertë


(Kosova Sot Online)