Pritje spektakolare për Mourinhon nga tifozët e Romës

  • A.P /
  • 02 July 2021 - 16:44
Pritje spektakolare për Mourinhon nga tifozët e Romës

Ish trajneri i Real Madrid, Chelsea, Inter e shumë klubeve tjera, ka arritur të premten në mëngjes në Romë për t’ia nisur punës te klubi i ri.

Te Roma janë shumë entuziast me ardhjen e Mourinhos me të cilin shpresojnë që brenda pak vitesh, të rikthehen te trofetë, që i mungojnë pothuajse që 20 vite.

Se sa shumë e duan Mourinhon fansat e Romës, e tregon këtë edhe pritja që i bërën trajnerit portugez. 

(Kosova Sot Online)