Juventusi e rikthen interesimin për Dzekon

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 16:44
Juventusi e rikthen interesimin për Dzekon

Futbollisti boshnjak pritet të largohet nga Roma gjatë kësaj vere. Veterani i sulmit mund t’i bashkohet Juventusit, i cili e ka rikthyer interesimin për të

Edin Dzeko mund të largohet nga Roma gjatë kësaj vere. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “Calciomercato”.  Sulmuesi boshnjak e ka një rrogë të majme prej 7,5 milionë eurosh në vit dhe “Giallorossi” nuk po kanë mundësi ta paguajnë atë. Prandaj, ish-futbollisti i Manchester Cityt pritet të ndërrojë mjedis.

Dhe, veterani i sulmit mund t’i bashkohet Juventusit në sezonin 2021/22. “Bianconeri” nga ana e tyre e kanë rikthyer interesimin për sulmuesin e rrezikshëm dhe Dzeko mund të vishet Bardhezi në ditët apo javët në vazhdim. 35 vjeçari ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë dhe më konkretë i viteve të fundit në Serie A. 

(Kosova Sot Online )