Xhaka edhe më afër Romës, ia bën “Like” fotos së sotme të Mourinhos

  • S.A /
  • 02 July 2021 - 16:09
Xhaka edhe më afër Romës, ia bën “Like” fotos së sotme të Mourinhos

Granit Xhaka ka dhënë shenjta të reja se mund t’i bashkohet Romës gjatë kësaj vere. Në fakt, ylli kosovar po e ndjek me kujdes trajnerin e ri të “Giallorossi”, Jose Mourinho. Trajneri portugez zbarkoi sot në Romë dhe e postoi një fotografi në rrjetin social, Instagram. Dhe, këtë fotografi e ka pëlqyer përfaqësuesi zviceran. Ky është një tjetër sinjal që futbollisti aktual i Arsenalit mund t’i bashkohet “Special One” në kryeqytetin italian. Tashmë nuk është sekret që Ish-trajneri i Portos, Chelseat, Interit, Real Madridit dhe Tottenhamit, e pëlqen lojtarin kosovar, të cilin e do në stadiumin “Olimpico”.

Dhe, as Xhaka nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga “Emirates Stadium” gjatë kësaj vere. 28 vjeçari impresionoi me paraqitjet e tij për “Helvetikët” në Euro 2020, sidomos kundër Francës, ndërsa sonte fatkeqësisht nuk do të mund ta ndihmojë Zvicrën në ndeshje me Spanjën në çerekfinale shkaku i kartonëve. 

(Kosova Sot Online )