“Horror” ndërhyrje nga Gabriel Jesus, ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 12:25
“Horror” ndërhyrje nga Gabriel Jesus, ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit

Kombëtarja e Brazilit është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Brazilianët triumfuan ndaj Kilit me rezultat 1 me 0.

Lucas Paqueta shënoi golin e vetëm në këtë takim, gol ky që i dha fitoren e madhe kësaj kombëtare.

Megjithatë, një moment shumë i rrezikshëm ishte ai i minutës së 49′.

Gabriel Jesus bëri një “horror” ndërhyrje ndaj futbollistit të Kilit, ku menjëherë u ndëshkua me karton të kuq.

(Kosova Sot Online)