Skandal i madh tek kombëtarja e Francës, Dembele ofendon punëtorët e hotelit në baza racore, Griezmann i buzëqeshur

  • G.G /
  • 03 July 2021 - 14:26
Skandal i madh tek kombëtarja e Francës, Dembele ofendon punëtorët e hotelit në baza racore, Griezmann i buzëqeshur

Një video e dalë në media sociale ka “shpërthyer” një skandal të fundit tek kombëtarja e Francës.

Video duket se tregon yllin e Barcelonës dhe Francës, Ousmane Dembele duke u tallur me njerëzit aziatikë për shkak të pamjes së tyre.

Klipi i shkurtër tregon tre punëtorë, që besohet të jenë teknikë hotelieri, të mbledhur rreth një ekrani TV duke u përpjekur ta fusin atë në punë.

Dembele dyshohet se është ai që filmon ata në aplikacionin e mediave sociale ‘Snapchat’, brenda të cilit duket edhe Griezmann, madje duke qeshur.

Anësori i ri pretendohet të tallet me pamjen e burrave aziatikë, së bashku me ‘përparimin teknologjik’ të supozuar të vendit të tyre.

Dembele duket se i thotë Griezmann: “Të gjitha ato fytyra të shëmtuara vetëm për të na krijuar neve PES-in (lojë në Sony Playstation e krijuar nga japonezët), a nuk turpërohen!”, tha ai.

Ai më pas e afron fytyrën e aziatikut duke thënë:

“Çfarë lloj gjuhe e prapambetur është ajo!?”, shtoi ai.

“Oh zot! Shiko çfarë fytyre! Ju duhet te zhvilloheni si shtet apo jo!?”, u shpreh Dembele.

(Kosova Sot Online)