Bayern Munich i cakton 85 milionë euro çmimin e largimit francezit Kingsley Coman

  • S.A /
  • 03 July 2021 - 16:12
Bayern Munich i cakton 85 milionë euro çmimin e largimit francezit Kingsley Coman

Kingsley Coman ka gjashtë vite që është pjesë e rëndësishme e kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

Sulmuesi franez ka qenë ndër lojtarët kryesorë të bavarezëve gjatë kësaj periudhe, ku falë një goli të tij në finale ndaj PSG-së, Bayerni e fitoi edicionin e kaluar edhe trofeun e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë ka një krisje në lidhjen mes lojtarit dhe klubit për shkak të kontratës së re.

Bayerni i ka ofruar kontratë të re e cila do ta mbante atë në Allianz Arena deri në verën e vitit 2026, por që kjo kontratë është refuzuar nga lojtari.

Kontrata aktuale e francezit me kampionët në fuqi të Gjermanisë skadon në verën e vitit 2023 dhe Coman kërkon rreth 15 milionë euro në vit.

Duke parë që oferta e klubit dhe kërkesat e lojtarit janë ende larg, drejtuesit e Bayernit po mendojnë shitjen e francezit.

Sipas mediave gjermane, bavarezët janë duke pritur ofertën e duhur për ta larguar këtë verë nga skuadra anësorin këmbëshpejtë. Rekordmenët gjermanë janë gati ta lejojnë largimin e Coman nëse vije një ofertë prej 85 milionë euro.

Katër skuadrat angleze, Manchester United, Manchester City, Chelsea dhe Liverpool mbetën më të interesuarat për të nënshkruar me ish-anëtarin e Juventusit dhe PSG-së. 

(Kosova Sot Online )