
Messi pasi e dërgoi Argjentinën në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës: S’kam ardhur këtu për çmime

Lionel Messi e ka përsëritur se çmimet individuale gjithmonë kanë qenë dytësore për të dhe se synimi i tij kryesor është ta arrijë lavdinë për atdheun e vet, pasi e ndihmoi Argjentinën të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës më një gol dhe dy asiste në fitoren 3:0 kundër Ekuadorit.
Messi – i cili është në kërkim të trofeut të parë të madh me kombëtaren – asistoi për Rodrigo de Paulin dhe Lautaro Martinezin, para se të shënonte vetë nga gjuajtja e lirë për ta dërguar Argjentinën në gjysmëfinale.
Ky ishte goli i katërt i Messit për Argjentinën në këtë turne dhe i dyti nga gjuajtja e lirë, që e bë atë top golashënuesin më të mirë deri tani. Neymari është i dyti më dy gola.
“Unë gjithmonë kam thënë se çmimet individuale janë dytësore, këtu kemi ardhur për diçka tjetër. Ne e kemi një synim dhe jemi të përqendruar në të”, tha Messi pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Ishte ndeshje e vështirë, ne e dimë sesa kundërshtarë të fortë mund të jenë ata. Më rëndësi është që ne e bëmë edhe një hap tjetër përpara”.
Argjentina do të përballet me Kolumbinë në gjysmëfinale të martën.
Megjithëse e mbizotëroi kundërshtarin dhe krijoi raste të shpeshta, Argjentina vuajti për ta thyer akullin në Stadiumin Olimpik Pedro Ludovico.
Një pasim magjik pa shikuar fare nga Messi ia mundësoi mesfushorit të Udineses De Paul ta fusë topin në rrjetë nga afërsia në minutën e 40-të.
Ekuadori e mori topin në kontroll në pjesën e dytë, duke e mbizotëruar atë shumicën e kohës, por nuk qe në gjendje të krijojë shumë, ndërkohë që argjentinasit ishin më kreativë përpara.
Martinezi ua shoi shpresat atyre kur e dyfishoi epërsinë në minutën e 84-të, pasi e pranoi një top të pasuar nga Messi brenda zonës.
Messi i dha vulë fitores së Argjentinës në kohën shtesë me një gol mahnitës nga gjuajtja e lirë. Ky ishte goli i dytë i tij nga gjuajtja e lirë në këtë turne.
Argjentina do të përballet me Kolumbinë, ndërsa Brazili me Perunë në gjysmëfinalen e fillimjavës.
(Kosova Sot Online)