Vidali e provokon Brazilin: Ju kemi gjunjëzuar, shihemi në Kili ku gjyqtari s’mund t’ju ndihmojë

  • S.A /
  • 05 July 2021 - 10:03
Vidali e provokon Brazilin: Ju kemi gjunjëzuar, shihemi në Kili ku gjyqtari s’mund t’ju ndihmojë

Arturo Vidali e ka paralajmëruar Brazilin për ndeshjen e tyre në shtator në kualifikime për Kupën e Botës 2022, pasi Brazili e rrëzoi Kilin nga Kupa e Amerikës me një fitore kontroverse 1:0 në çerekfinale javën e kaluar.

Në një çerekfinale të tensionuar ku Gabriel Jesus u përjashtua nga loja direkt me karton të kuq dhe Vidalit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, Brazili kaloi në gjysmëfinale falë një goli të Lucas Paqueta.

Mesfushori i Interit nuk u pajtua assesi me këtë disfatë dhe ishte i ashpër ndaj kundërshtarit dhe ndaj gjyqtarit.

Në një reagim në Instagram, Vidali e postoi një fotografi të trajnerit të Brazilit, Tite, dhe mbi të shkroi: “Ky herë kampioni ju gjunjëzoi”, duke iu referuar triumfit të Kilit në Kupën e Amerikës më 2015 dhe 2016.

Ai shtoi: “Shihemi në Kili, por pa ndihmë”.

Në një reagim tjetër, ai u zotua se do ta lërë jetën në fushën e lojës në takimit e shtatorit me Brazilin në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës dhe se do ta gjunjëzojë Brazilin sërish.

Brazili do të përballet me Perunë në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës. 

Image

(Kosova Sot Online )