Kasper Hjulmand – Boris Johnsonit: Zgjohu nga gjumi dhe të lejo tifozët të udhëtojnë në Wembley

  • G.G /
  • 05 July 2021 - 13:08
Kasper Hjulmand – Boris Johnsonit: Zgjohu nga gjumi dhe të lejo tifozët të udhëtojnë në Wembley

Trajneri kryesor i Danimarkës, Kasper Hjulmand i ka bërë thirrje Kryeministrit Boris Johnson të zgjohet nga ‘gjumi’ dhe të japë një dritë jeshile për mijëra tifozë të kombit të tij që shpresojnë të udhëtojnë në Wembley për ndeshjen e tyre gjysmëfinale të Euro 2020 me Anglinë.

Të tre ndeshjet në grupe të Danimarkës u luajtën para mijërave tifozëve në stadiumin kombëtar në Kopenhagë dhe rreth 1000 tifozë të tyre bënë udhëtimin në Baku për fitoren e tyre historike në çerekfinale.

“Shpresojmë që Boris Johnson të zgjohet dhe t’u japë qasje mijëra tifozëve danezë”, tha Hjulmand për JP.

“Shpresoj se ata mund të vijnë, por le të presim dhe të shohim”,përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)