Ezgjan Alioski largohet nga Leeds United

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 20:52
Ezgjan Alioski largohet nga Leeds United

Klubi i Leeds United i ka dhënë lamtumirën Gjannit

Leeds United ka konfirmuar se nuk do t’ja zgjatë kontratën Ezgjan Alioskit, kështu që periudha e tij katër vjeçare me klubin ka përfunduar.

Derisa klubi i ka bërë ofertë Gjannit që të qëndrojë, ata nuk kanë qenë në gjendje të arrin një marrëveshje me përfaqësuesit e tij dhe kontrata e tij ekzistuese skadon këtë javë. Drejtori i futbollit të klubit të Leedsit, Victor Orta e ka lavdëruar Gjannin për rolin e tij gjatë një periudhe historike të klubit anglez.

“E kam ditur që Gjanni do të jetë special prej momentin që ka hyrë në këtë ndërtesë”, tha Orta. “Emocioni që kam parë në fytyrën e tij dhe fytyrën e prindërve të tij kur nënshkroi për herë të parë kontratë në Elland Road, që ishte një moment i bukur dhe isha sigurt se ai do ti jepte çdogjë Leeds Unitedit”.

“Me këtë në mendje ai ka tejkaluar pritjet e mija. Gjanni ka qenë i jashtëzakonshëm si në fushë edhe jashtë, shokëve të tij të skuadrës do ju mungojë shumë, ashtu si tërë stafit në Thorp Arch dhe Elland Road”.

Alioski ka bërë 171 paraqitje për të “Bardhtë” e Leeds, duke shënuar 22 gola në katër vite. Ai bëri debutimin e tij me Leeds më 6 gusht, duke ndihmuar Blutë në fitoren 3-2 kundër Bolton Wanderers dhe duke përfunduar sezonin e parë me golin më të bukur të sezonit, golin kundër Nottingham Forest.

Në sezonin 2019/20, Alioski ndihmoi Leeds të rikthehet në Premier Ligë për herë të parë pas 16 viteve, ku ai pati një rol kyç duke pasur 39 paraqitje për skuadrën e Marcelo Bielsas dhe ata fituan titullin e Championshipit.

Sezonin e kaluar ai ndihmoi Leeds që të përfundojnë në gjysmën e parë të tabelës në Premier Ligë, duke shënuar 2 gola në 36 ndeshje në garën elitare në Angli.

(Kosova Sot Online)