Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj nuk ftohen nga Gjermania në Olimpiadën e Tokios

  • A.P /
  • 05 July 2021 - 22:26
Mërgim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj nuk ftohen nga Gjermania në Olimpiadën e Tokios

Dy futbollistët kosovarë, që vazhdimisht janë ftuar nga Gjermania U21, nuk janë ftuar për t’u paraqitur në garën për Olimpiadën e Tokios

Mergim Berisha dhe Elvis Rexhbeçaj nuk do të jenë në skuadrën e Gjermanisë U21, e cila do të luajnë për medalje të artë në Olimpiadën Tokio 2020.

Ishte paraparë që dyshja kosovare do të jetë në këtë listë, por doli që selektori gjerman për Olimpiadë, Kuntz. Dy lojtarë që kanë fituar Euro më 2017 do të jenë të ftuar, Nadiem Amiri (Bayer 04 Leverkusen) dhe Maximilian Arnold (VfL Wolfsburg), që do të bëjnë pjesë në skuadrën me 19 lojtarë derisa Max Kruse (1. FC Union Berlin) është lojtari i tretë që është përfshirë në listë dhe që është lindur para 31 vjetorit 1996 – të gjithë lojtarët e tjerë duhet të jenë të lindur më 1997 apo më herët.

Në listë janë shtatë lojtarë të tjerë që kanë ngritur të njëjtin trofe muaj më parë në Lublanë. Ata janë: Niklas Dorsch (KAA Gent), Ismail Jakobs (1. FC Köln), Arne Maier (Hertha BSC), Amos Pieper (Arminia Bielefeld), David Raum (TSG Hoffenheim), Anton Stach (SpVgg Greuther Fürth) dhe Josha Vagnoman (Hamburger SV).

Skuadra pritet të udhëton në Tokio më 13 korrik derisa lajmërimi për udhëtimin e tyre është publikuar një video speciale. E tëra është bërë në një stil të animuar, ku Kuntz prezanton skuadrën e tij Olimpike dhe udhëtimet e tyre nëpër Tokio – nga mali Fuji deri të Shibuya Crossing dhe në fund në stadiumin e futbollit Yokohama.

 

(Kosova Sot Online)