
Lexoni edhe:
Sot dita e Prishtinës: Kampioni i Kosovës takohet me Ferencvarosin në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve
Neymari ishte mbase lojtari më meritor që Brazili e arriti finalen e Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi, pasi i vetëm e përgatiti golin e triumfit të shënuar nga Lucas Paqueta.
Brazili e siguroi një vend në finale të Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi, pasi e mundi 1:0 Perunë në gjysmëfinale të hënën mbrëma.
Paqueta ishte ai që e shënoi golin e fitores, pasi Neymari e kreu gjithë punën i vetëm duke i dribluar disa lojtarë të Perusë në zonë, para se t’ia pasonte topin mesfushorit, të cilit iu desh vetëm ta fusë atë në rrjetë nga afërsia. Kjo fitore i jep mundësi skuadrës së Tites ta fitojë Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi kur të takohet në finale me Argjentinën apo Kolumbinë më 10 korrik në Maracana.
Brazili e mbizotëroi Perunë për pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht gjatë 45 minutave të parë.
Paqueta e theu akullin për t’i dhënë epërsinë brazilianëve kur shënoi nga afërsia në minutën e 35-të, pasi u shërbye nga Neymari në zonë.
Skuadra e Ricardo Garecas i bëri trysni Selecaos në pjesën e dytë, por i mungoi cilësia e duhur përpara për ta gjetur golin e barazimit.
Neymar pulling off some unique skills that led to to the only goal of the match
— Mr Royalty? (@Temiroyal1) July 6, 2021
Brazil 1 vs 0 Peru #CopaAmerica pic.twitter.com/Sv55rzqWSD
Brazili mund të ëndërrojë për titullin e dytë radhazi në Kupën e Amerikës kur të takohet në finale më 10 korrik me fituesin e gjysmëfinales së sotme mes Argjentinës dhe Kolumbisë.
(Kosova Sot Online )