
Lexoni edhe:
Itali – Spanjë, një gjysmëfinale që premton të jetë klasike sonte në Wembley
Trajneri i mirënjohur francez, aktualisht përgjegjës i zhvillimit të futbollit botëror në FIFA, Arsen Wenger ka dhënë një intervistë për gjermanen “Kicker”, ku ka hedhur një ide revolucionare sa u përket ndeshjeve të përfaqësueseve.
Duke qenë se shumë trajnerë klubesh ankohen për ndërprerjet e shpeshta të kampionateve dhe dëmtimet e futbollistëve në përfaqësuese, Wenger ka thënë se do të ishte më mirë që këto të fundit të luanin në një muaj të vetëm.
Itali – Spanjë, një gjysmëfinale që premton të jetë klasike sonte në WembleyLexoni edhe:
“Do të ishte mirë që përfaqësueset të grumbulloheshin në muajin tetor dhe të luanin të 7 ndeshjet eliminatore në program, ndërsa më pas të grumbulloheshin për fazën finale në qershor. Në këtë mënyrë do të shmangeshin udhëtimet e shumta, por edhe dëmtimet e futbollistëve. Këtë vit Lewandowski u dëmtua në një ndeshje ndaj Andorrës me përfaqësuesen polake dhe komplikoi rrugëtimin e skuadrës së Bayernit, pasi nuk ishte në dispozicion të trajnerit për ndeshje të rëndësishme. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Wenger.
Më pas francezi hodhi idenë që edhe Kupa e Botës, apo kompeticione të tjera ndërkombëtare si Kampionati Europian, Copa America, etj., të zhvillohen çdo dy vite, megjithatë e sigurt është që deri në 2024-ën nuk do të ndryshojë asgjë. “Nëse futbollistët grumbullohen në tetor me kombëtaret dhe më pas udhëtojnë drejt klubeve për të nisur sezonin, do t’u garantohej edhe një periudhë pushimi më e gjatë. Mendojeni kështu, që më 2026-ën të ketë Kampionat Botëror, më 2027-ën Euriopian e turne të tjera, më 2028-ën sërish Botëror. Pra një organizim madhor çdo dy vite, me eliminatoret në tetor dhe fazën finale në fillim të verës”, u shpreh Wenger.
(Kosova Sot Online )