Bale vendos të pensionohet nga futbolli

  • A.P /
  • 06 July 2021 - 15:44
Bale vendos të pensionohet nga futbolli

Gareth Bale ka vendosur të pensionohet nga futbolli me klub verën e ardhshme dhe po mendon të luajë për Uellsin në Kupën e Botës 2022 në Katar, sipas tabloidit britanik The Mirror.

Bale, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i Uellsit, ndodhet në pushim veror tani, pasi e udhëhoqi vendin e vet drejt arritjes deri në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian 2020.

Ai pritet të kthehet në Real Madrid në fund të këtij muaji, për ta respektuar vitin e mbetur në marrëveshje me klubin, ku i merr hiç më pak se rreth 700 mijë euro në javë.

32-vjeçari ka për qëllim të qëndrojë në Madrid deri në mbarim të marrëveshjes verën e ardhshme, tani pasi që trajner i ri i madrilenëve është Carlo Ancelotti.

Bale, i cili e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Tottenhami, iu ka thënë miqve të vet se nuk po mendon të luajë me ndonjë klub pas verës së ardhshme, kur edhe do të jetë lojtar i lirë, pasi i mbaron marrëveshja me Realin, sipas The Mirror.

Dëshira e tij është të luajë për Uellsin në Kupën e Botës në Katar më 2022 dhe më gjatë, nëse ia mundëson kombëtarja.

(Kosova Sot Online)