
Shkëndija gati për Muran, në ndeshjen e parë për sivjet në Ligën e Kampionëve

Kampioni i Maqedonisë Veriore, Shkëndija do të përballet sonte me Muran që është kampion i Sllovenisë
Edhe pse Shkëndija ishte në vazon e favoritëve, është konsideruar se kundërshtari i tyre është shumë i fortë, megjithatë Shkëndija nuk do të dorëzohet dhe do të synon kalimin tutje në fazën e dytë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Shkëndija në këtë ndeshje ka startuar me formacionin e saj sulmues 4-2-3-1, ku në sulm i vetëm është legjenda e Shkëndijës, Besart Ibraimi e ku pas tij janë Nafiu, Qaka dhe Dorlev.
Në anën tjetër Mura ka startuar me një sistem më ndryshe, 3-5-2 ku në sulm janë Klepac dhe Cipot.
(Kosova Sot Online)