
S’ka fitues pas 90 minutave, finalisti i parë mësohet pas vazhdimeve

90 minuta nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në “Euro 2020”.
Spanja dhe Italia do të vazhdojnë të luajnë në Wembley edhe për 30 minuta vazhdime, pasi 90 minuta të kohës së rregullt nuk kanë mjaftuar për të mësuar finalistin e parë në Kampionatin Evropian.
Sfida u mbyll me nga një gol të shënuar nga secila skuadër, pra 1-1.
Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Fillimisht kaluan në epërsi italianët, në minutën e 60-të për 1-0 realizoi sulmuesi i Juventusit, Chiesa.
(Kosova Sot Online)