PSG-së i shpëton një sekret, Ramos do ta veshë fanellën me numrin ‘4’

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 20:54
PSG-së i shpëton një sekret, Ramos do ta veshë fanellën me numrin ‘4’

Sergio Ramos do ta veshë fanellën me numrin ‘4’ edhe te Paris Saint Germain.

Kështu është bërë e ditur pasi ka rrjedhur në internet të dhëna të faqes zyrtare të PSG-së ku njofton për transferimin e Ramosit dhe që do të vazhdojë ta veshë fanellën me numrin e zakonshëm.

“Gjithmonë më ka pëlqyer ta vesh fanellën me numrin ‘4’, e kam bartur tërë karrierën time, më sjell fat dhe jam i lumtur që do të vazhdoj ta bartë edhe te një klub i shkëlqyer si PSG”, thotë Ramos në intervistën në faqen zyrtare.

Sido që të jetë, kjo gjë ka rrjedh aksidentalisht, pasi PSG ende nuk e ka zyrtarizuar afrimin e Sergio Ramos. 

(Kosova Sot Online)