Agjenti i Hakimit zbulon se lojtari ka ëndërr rikthimin në Real Madrid

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 11:49
Agjenti i Hakimit zbulon se lojtari ka ëndërr rikthimin në Real Madrid

PSG pagoi 60 milion euro tek Interi dhe “blindoi” krahun e djathtë të mbrojtjes me Achraf Hakimin. 22-vjeçari, një nga më të mirët në Evropë në rolin e tij, firmosi për pesë vite me klubin francez.

Agjenti i marokenit, Alejandro Camano ka folur hapur për El Transistor, duke deklaruar se ëndrra e madhe e lojtarit është Real Madrid, klubi ku u rrit dhe për të cilin bën tifo që i vogël.

Reali kishte mundësinë të barazonte ofertën e PSG-së, por nuk e bëri. Për një moment, mua dhe Achraf na u krijua iluzioni që mund të riktheheshim në Spanjë“.

Agjenti konfirmon që në garë për anësorin e djathtë ishte edhe Chelsea. “E vërtetë, edhe Chelsea e synonte, por fakti që u bënë kampionë të Evropës ndikoi që të tërhiqeshin“

(Kosova Sot Online)