Tifozët anglezë përdoren laser në drejtim të Kasper Schmeichel, dënim i konsiderueshëm për Federatën e Futbollit të Anglisë

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 17:10
Tifozët anglezë përdoren laser në drejtim të Kasper Schmeichel, dënim i konsiderueshëm për Federatën e Futbollit të Anglisë

FA angleze është gjobitur me 25,630 £ nga UEFA pasi tifozët e Anglisë i vendosen laser portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel në gjysmëfinale në EURO 2020.

FA u ndëshkua pasi një laser u drejtua gjatë penalltisë në Schmeichel kur Harry Kane shënoi golin vendimtar në fitoren 2-1 pas kohës shtesë.

Schmeichel priti penalltinë, por sulmuesi i Tottenham Hotspur shënoi pas topit të kthyer dhe dërgoi “Tre Luanët” në final në Wembley kundër Italisë.

Por, FA angleze u sanksionua gjithashtu nga UEFA pasi disa tifozë fishkëllyen himnin kombëtar danez dhe vendosën fishekzjarre.

Dënimi u konfirmua të shtunën nga organi qeverisës Evropian dhe UEFA tha në një deklaratë: “CEDB ka vendosur të gjobisë Federatën Angleze të Futbollit me 30,000 euro për përdorimin e treguesit laser, shqetësimet gjatë himneve kombëtare dhe vendosjen e fishekzjarreve.”

(Kosova Sot Online)