Italia teknike kundër Anglisë fizike

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 12:05
Italia teknike kundër Anglisë fizike

Roberto Mancini, çuditërisht është dukur i relaksuar para finales së Euro 2020 dhe shpreson që Italia “teknik do të fitojë” kundër Anglisë fizike. “Ne dëshirojmë që të kënaqemi për 90 apo më shumë minuta lojë”, ka thënë ai

“Nuk ndihem i trazuar nga emocionet. Ndoshta nesër do të ndihem ndryshe”, ka thënë duke buzëqeshur në konferencën e tij të parë trajneri i Italisë, Roberto Mancini.

“Ne kemi për qëllim që të argëtojmë, sigurisht, por po ashtu shpresojmë që ne të jemi më konkret. Nuk do të jetë lehtë, ne ia kemi dalë shumë mirë deri këtu dhe na duhet edhe një e shtyrë përpara dhe mandej le të shkojmë në pushime”.

Italia mezi e mposhti Spanjën në gjysmëfinale, duke fituar vetëm në penallti dhe ishte hera e parë që një Kombëtare e dominoi atë me posedim. “Ne dëshironim të luanim stilin tonë të futbollit kundër Spanjës, por ata na kufizuan mirë. Identiteti i jonë na ka sjell deri këtu, nuk kemi për qëllim që ta ndryshojmë atë tani”.

“Anglia është fizikisht më e fuqishme si ne në çdo fushë, jo vetëm në mesfushë, por futbolli luhet me topin në këmbë, kështu që ne shpresojmë që taktika të fitojë”.

Ish menaxheri i Manchester City është pyetur nëse Anglia mund të konsiderohet si një komb i futbollit dhe ka të njëjtin nivel si Italia, marrë parasysh faktin se kjo është finalja e tyre e parë pas 55 viteve.

“Anglia gjithmonë ka pasur skuadra të mira, ata kanë qenë të pafat gjatë këtyre viteve. Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme futbolli në një stadium dhe do të jetë e mahnitshme për të gjitha ata të cilët e duan këtë sport. Ne i njohim kualitetet e tyre dhe do të shohim çfarë do të ndodh. Nuk mund të shkoni në finale pa pasur një skuadër të madhe”.

Tekniku italian u përshkruar si heroi William Wallace apo “Braveheart” në ballinën e një gazete skoceze, që qëndron kundër pushtimit anglez. “Ishte qesharake. Ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe shpresoj që të dëgjojmë tifozët tonë duke festuar në fund. Por, parasegjithash është vetëm një ndeshje futbollit”.

“Çfarë italia duhet të bëjë është të jetë e qetë. Është vështirë, për shumë arsye, por ne duhet të koncentrohemi në ndeshjen tonë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit. Ne dëshirojmë që të kënaqim të gjithë për 90 apo më shumë minuta”.

Mancini ka qenë njëri prej talenteve më të mëdhenj individual në futbollin italian por shumë rrallë kishte veshur fanellën e Azzurri. Këto janë momentet më të mira të karrierës sime. Kam luajtur me Kombëtaren në shumë nivele, në nuk e fituam turneun e Euro U21 apo Botërorin edhe kur e merituam. Ne dëshirojmë ta prezantojmë Italinë dhe shpresoj që nesër të kënaqem si trajner pasi që këtë nuk isha në gjendje ta shijoi si lojtar, pavarësisht se bëja pjesë në skuadra të forta të Italisë”. 

(Kosova Sot Online)