Guardiola merr ofertë multimilionëshe

  • A.P /
  • 02 June 2026 - 13:30
Guardiola merr ofertë multimilionëshe

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur u njoftua se Pep Guardiola nuk do të vazhdonte të ishte më trajner i Manchester Cityt dhe vështirë se kalon një ditë pa u folur për atë që planifikon ta bëjë trajneri spanjoll në të ardhmen.

Mediumi britanik “Daily Mirror” raporton se katalanasi e ka refuzuar një ofertë multimilionëshe nga askush tjetër përveç David Beckham për ta drejtuar Inter Miamin, ku luan legjendari Leo Messi.

Sipas gazetës britanike, planet e Guardiolës për momentin e përfshijnë pushimin dhe pritjen për ta filluar një kapitull të ri duke e udhëhequr një ekip kombëtar, diçka që ai gjithmonë ka thënë se do të donte ta bënte.

Ka kohë që flitet se Italia mund të jetë e zgjedhura e tij pasi e humbi përsëri mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës, megjithëse ka pasur edhe spekulime në ditët e fundit se ish-trajneri i Barcelonës dhe i Bayern Munichut mund ta marrë drejtimin e Anglisë në të ardhmen. 

(Kosova Sot Online)