Angli vs Itali, formacionet e mundshme

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 14:36
Angli vs Itali, formacionet e mundshme

Pas 55 vjetësh pritje Anglia rikthehet për herë të parë që nga titulli botëror i 1966-ës për të matur forcat në finalen e madhe të kampionatit evropian me përfaqësuesen e Italisë.

Gjithçka është gati për të shijuar më në fund në Londër edhe takimin përmbyllës të “Euro 2020”.

Në Angli të gjithë janë duke pritur me ankth dhe shumë emocion një finale, që mund të kurorëzojë kombëtaren e “tre luanëve” me trofeun e parë të rëndësishëm, pas më shumë se gjysmë shekulli.

Në anën tjetër, Italia një trofe të rëndësishëm s’ka shumë vite që e ka fituar, në vitin 2006 Kupën e Botës në Gjermani.

Por, me Roberto Mancinin në stol, duan që të rrëmbejnë edhe Kampionatin Evropian.

Skuadrat pothuajse nuk do të bëjnë fare ndryshime në formacion, do të luajnë me ata që edhe i kanë sjell deri këtu.

(Kosova Sot Online)